Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Horizonti Online
 
ForumHorizontiGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 50 Keshilla per diten e pare te shkolles

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

50 Keshilla per diten e pare te shkolles Empty
MesazhTitulli: 50 Keshilla per diten e pare te shkolles   50 Keshilla per diten e pare te shkolles EmptyWed Oct 28, 2009 11:23 am

1. Tymos një llullë të madhe(që mund të jetë edhe bosh) dhe pas cdo fjalie që thotë profesori/ja, përgjigju: "Ashtu si thua ti është plako!!!!!"
2. Vër syze tridimensionale dhe cdo 2 minuta kërkoi profesorit/es që të fokusojë projektorin që ka sipër kokës.
3. Ulu në bangën e parë dhe pastro dhëmbët me gomën e lapsit. Po të tha gjë profesori/ja, përgjigju se sot në mëngjes nga nxitimi për të kapur orën e parë harrove të laje dhëmbët. Kështu del edhe si nxënës korrekt...pak i shpifur, po nejse.
4. Ulu në bangën e pare dhe fillo ngjyros librin. Po ngjyrose bukur ama!!!!!!!!!
5. Kur profesori/ja të thërrasi emrin tënd gjatë apelit, ti përgjigju: " Është emri im ai! Mos ma shpërdoro, se mezi e kam!"
6. Prezantoju profesorit/es dhe klasës si mjeshtër i fyellit.
7. Dhuroi profesorit/es një kopje të Biblës dhe pyete se ku do të shkonte shpirti i tij/saj po të vdiste nesër.
8. Vër pambuk në vesh dhe cdo 10 sekonda kërkoi profesorit/es të ngrejë zërin.
9. Vër copa tullash në vend të shkumsave.
10. Tund kokën në mënyrë kuptimplotë gjatë kohës që profesori/ja flet. Në mes të leksionit thuaji se fytyra e tij/saj të duket familiare dhe pyete mos ka qenë ndonjëhere personazh tek filmi "Frankeshtajn".
11. Pyete profesorin/en nqs kapitulli i parë do të jetë në provim. Nqs thotë jo, grisi të tëra faqet e librit që kanë kapitullin e parë në sytë e tij/saj.
12. Futu në gjendje transi gjatë mësimit të fizikës dhe deklaro botërisht se do të ndjekësh një karrierë brilante në fushën e matjeve dhe të njësive.
13. Bëji pyetjet duke kënduar.
14. Flit vetëm në rimë dhe këndo me zë të ulët "In the jungle, the mighty jungle, the lion sleeps tonight, auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu uuuuuuuumamamaueeeeeee!!!!!!"
15. Gjatë apelit, pas cdo emri, bërtit: "KY/KJO JAAAAM UUUUUNË! Pastaj...oooops, më falni, gabova."
16. Insisto që emrin e ke Bruce/Brenda Lee. Nqs je me të vërtetë kinez, insisto që emrin e ke Antonio/a Banderas.
17. Kaloi faqet e librit të tekstit duke gërvishtur cdo figurë dhe duke i marrë erë.
18. Futu në klasë me pizhama. Bëj sikur nuk e ke vënë re fare.
19. Mbaj lart një fletë të madhe me të shkruar: "LEGALIZE IT!!!!!!"
20. Informoje klasën se i përket familjes mbretërore të Belgjikës dhe merr një shok që t'i bjeri burisë sa herë që emri yt të përmendet.
21. Fiksohu tek atributet e profesorit/es. Në ndonjë moment kur ai të të fiksojë, lëpiji buzët...me zjarr.
22. Drejtohu profesorit/es me "Shkëlqesia juaj"
23. Ulu në bangën e parë, dhe nuhat parreshtur. Pyet profesorin/en, nqs ai/ajo ka pirë.
24. Bërtit WOW! pas cdo fjalie të leksionit.
25. Merr një pasqyrë me vete dhe kaloje tërë orën e mësimit duke shkruar vargje të Biblës në fytyrë.
26. Pyet nqs është e domosdoshme që të vish në mësim.
27. Dhuroi profesori/es një shportë të madhe me fruta (banane etj...sipas rastit).
28. Përdor një dylbi për të parë profesorin/en.
29. Përdor nje theks të cuditshëm të tipit: "Cforë kish desh ty me thonur?" Ji shumë i shqetësuar dhe në siklet nqs profesori/ja nuk të kupton.
30. Kujto me mall tetëvjecaren duke kënduar: " Kur ishim të vegjël na merrnin për dore, na jepnin cokollata, na jepnin akullore...". bëj sikur do t'i lësh profesorit/es të kuptojë se këto kërkesa i ke primare.
31. Në vend të dylbive, sic u tha më lart, mund të përdorësh edhe binokël...nqs do ta vazhdosh edhe më thellë, shtiru sikur ke një theks anglez fantastik.
32. Fillo një DALLGË, si në stadiume, në një sallë të madhe leksionesh, duke bërtitur: "Forca Ekonomiku (e zemë...).
33. Kur profesori/ja të kthehet në një moment të caktuar nga ty, bërtit: "Oh, sytë e mi!!!!!!!".
34. Kërko të prezantosh mikun tënd të padukshëm që është ulur në bangën bosh përkrah teje dhe kërko një kopje të cdo libri, flete, teze edhe për të.
35. Korrigjoje profesorin/en për shqiptimin e emrit tënd, të paktën 9 herë nga 10. Edhe nqs e ke shumë të thjeshtë si psh: Shehu. Thuaji që h-ja është e thellë.
36. Ulu në bankën e parë dhe lexo shpjegimet profesorit/es duke qeshur në mënyrë tallëse. (Po munde të sigurosh një kopje të temës së tij/saj të diplomës dhe të bësh veprimin e përmendur më parë do të ishte shumë e arrirë).
37. Sapo të bjerë zilja, kërko të paraqisësh një problemë në tabelë. Injoroje profesorin/en që të thotë se ka mbaruar ora dhe vazhdo punën tënde shumë i/e përkushtuar.
38. Deklaro që ti je autori i tekstit që të gjithë po përdorin.
39. Deklaro që je asistenti/ja i/e profesorit/es. Nqs asistenti/ja del në pah dhe të kundërshton, cohu në këmbë dhe me vrull bërtit: "MAASHTRIIMM!!!!!!"
40. Kaloje kohën gjatë leksionit duke dërguar puthje me frymë studentëve të tjerë.
41. Cdo pesë minuta, merr një copë letër, shkruaj në krye të saj "Peticion nr 5 kundra...( cdo gjë që të vjen ndër mend, si psh: martesës së Jenifer Lopez-a duhet vërtet që të ketë edhe Jenifera të tjera në këtë botë? Ajo që është mjafton dhe tepron...apo jo?).
42. Cohu në këmbë dhe bëj pyetje. Pasi të marrësh përgjigje, bëj një përkulje plot nderim dhe ulu në vend.
43. Vish një T-shirt me një H të stampuar. Informo që H qëndron për HAMSHOR. (Mund të përshtatet sipas gjinisë.)
44. Ndërprit cdo dy minuta duke pyetur: "Profesor/e, a mund ta gërmëzoni fjalën që sapo thatë?"
45. Ndaji pjesët e stilolapsit(shkurt-cmontoje). "Në mënyrë aksidentale" shpërndaji copat nëpër klasë. Pas kësaj, ndërmerr ekspedita "të fshehta" për të gjetur pjesët. Kur ta rregullosh stilolapsin...fillo nga e para.
46. Shkeli syrin profesorit/es cdo pak minuta.
47. Në mes të leksionit, i tmerruar, pyet profesorin/en nqs beson tek fantazmat. Pastaj cohu në këmbë dhe, duke e drejtuar gishtin në drejtim të profesorit/es, thirr në panik e sipër: "U NGJAAAAAAALL!!!!!".
48. Merr një këmbanë me vete dhe bjeri sa herë që profesori/ja të thotë dicka të rëndësishme. Pastaj qesh dhe bertit: "Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë!!!".
49. Qesh me shpirt për cfarëdo lloj gjëje që thotë profesori/ja. Gërhit ndërkohë që qesh (dmth, qesh me zhurmë, ose me frena...si të doni).
50. Kërkoi profesorit/es të rregullojë hartën e Ballkanit, se aty nuk po gjen dot Islandën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
 
50 Keshilla per diten e pare te shkolles
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshilla per femijet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  :: Zona E Argetimit :: Humor & Barsaleta-
Kërce tek: