Horizonti Shqipetare


Horizonti Online
 
ForumiHorizontiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Keshilla per femijet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:10 am

Te largoj femijet nga kuzhina kur gatuaj???

Ushqimi i duhur është thelbësor për të pasur shëndet të mirë, nënat dhe pediatrët këtë gjë e dinë shumë mirë. Edukimi me një ushqim të mirë dhe shumëllojshmëria e gjërave që konsumojmë është shumë e rëndësishme sidomos për më të vegjlit. Të fitosh, që në moshë të re një kulturë të mirë të ushqyeri, do të thotë që kur të rritesh do të kesh një raport të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar me ushqimin. Ndoshta ju është mirë të dini si të sillemi si prindër për të qenë të sigurt që fëmijët do të mësojnë të ushqehen në mënyrë korrekte. Keto këshilla jane marrë nga një studim amerikan:

1. Mos i largoni fëmijët nga kuzhina ndërsa jeni duke përgatitur drekën ose darkën. Shpesh fëmijët mbahen larg kuzhinës sepse aty ka objekte të rrezikshme si thika, gota, apo objekte që thyhen. Për këtë arsye prindërit ndjehen më të sigurt nëse fëmijët luajnë në një pjesë tjetër të shtëpisë. Kjo gjë është e gabuar! Të bësh fëmijët pjesëmarrës në përgatitjen e ushqimit, t’i njohësh ata me aromat, më parë se sa me shijet, i ndihmon ata të zhvillojnë interesin dhe kuriozitetin për ushqimin.

2. Mos u bëni presion të provojnë gjithçka. “Jepi provoje, vetëm pak” është tipi i presionit psikologjik më i keq që mund t’u bëhet të vegjëlve. (ky nuk është rasti juaj, por le ta zgjerojmë pak këtë temë interesante). Në vend që të këmbëngulni është më mirë të vendosni në tavolinë gjithçka që keni përgatitur dhe të prisni që fëmija ta provojë vetë ushqimin e ri.

3. Mos i fshihni ëmbëlsirat. Nëse i keni në shtëpi është e kotë t’i fshihni. Kjo do të stimulonte tek fëmija ndjenjën e të ndaluarës dhe menjëherë sapo të dilnin nga shtëpia do kërkonin t’i hanin, apo t’i blinin.

4. Mos mbani dietë para syve të fëmijëve tuaj. Nëse prindërit janë në dietë, sepse duan të humbasin peshë, është mirë që të evitojnë që këtë fakt ta kuptojnë dhe fëmijët. Pra fëmijët nuk duhet të kuptojnë që prindërit e tyre po bëjnë një sakrificë, apo po privohen nga diçka, është më mirë t’u lëmë atyre të mendojnë se ne po kërkojmë të përmirësojmë ushqimin tonë.

5. Servirini ushqimet në tavolinë duke u kushtuar vëmendje ngjyrave dhe rregullimit të pjatës. Një tavolinë e shtruar mirë dhe plot ngjyra, me ushqime që janë të bukura edhe t’i shohësh, fut në zili fëmijët (por edhe të rriturit) të hanë gjithçka dhe të argëtohen.

6. Mos u dorëzoni shpejt kur fëmijët vendosin të mos hanë një lloj ushqimi. Ja vlen barra qiranë të provoni, të ripropozoni ushqimet që fëmijët nuk i hanë në shumë mënyra të ndryshme. Nuk duhet të hiqni kurrë dorë nga ideja që të vegjlit duhet të mësojnë të hanë të gjitha ushqimet.
[b]

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume


Edituar për herë të fundit nga Candy në Wed Oct 28, 2009 9:12 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : gabime drejtshkrimore)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:13 am

Kujdes me mbipeshen te femijet!

John Presley është një fëmijë 4 vjeç, të cilit i pëlqejnë shumë lojrat në kompjuter dhe deti. Por me peshën 35 kg ai e ka shumë të vështirë lëvizjen dhe pothuaj peshon sa një fëmijë 11 vjeç. Ky është me të vërtetë një problem shëndetësor.

Fëmijët obezë në moshë të vogël janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti. “Më shqetëson pesha e tij pasi diskriminohet edhe nga shumë gjëra që bëjnë fëmijët e kësaj moshe” – tha nëna e tij, Theresa Presley.


John hyn në një kategori që doktorët e kanë quajtur “super obezë”.

Kur John ishte 3 vjeç, mamaja e tij mori pjesë në një program trajnimi për të mësuar me çfarë ta ushqente.
Drejtorët e programit thanë se s’kishin parë asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë obezë më parë.

Fëmijët mbi peshë janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Prindërt kanë gjithmonë maninë ti shohin fëmijët nga ana pozitive dhe shprehen se: “fëmija im është kaq i bukur, pak i shëndoshë por shumë i bukur”. Është koha që prindërit të shohin me seriozitet peshën e fëmijëve të tyre.

“Ata duhet të ndërgjegjësohen se edhe fëmijët mund të kenë probleme të presionit të gjakut, ose të diabetit” – tha Carolyn Landis, profesore pediatre në një universitet ne SHBA.

Sipas saj niveli i lartë i kolisterolit dhe tensioni i lartë i gjakut mendoheshin të ishin probleme vetëm të personave të rritur por nuk është tamam kështu. Këto sëmundje godasin edhe fëmijët shumë të shëndoshë të cilët hanë pa rregull ushqime jo të shëndetshme.

“Duke folur me fëmijët që në fillim të jetës së tyre mund ti edukosh ata nga çrregullimet edhe më vonë kur të rriten”- tha dietologu Stacey Schulman.

Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos diskutojnë me fëmijët por mbi peshë ose obesitet dhe ti ushqejnë ata ndryshe nga të tjerët. Ata duhet të kujdesen që e gjithë familja të hajë ushqime të shëndetshme duke i dhënë edhe fëmijës një edukatë të ngrëni, pasi ata nuk duhet të ndihen se janë të veçuar në asnjë gjë.

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:15 am

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit..

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen në shumë gjenerata.

Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.

Studimet mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës -AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.

Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.

Të rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre është më së shpeshti kancerogjene.

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:15 am

Mungesa e Vitaminës D

Specialistët të cilët theksojnë se në qumështin e nënës dhe në ushqimin artificial për bebet nuk ka në mënyrë të mjaftueshme vitaminë D, shprehen se kjo duhet tu jepet atyre me anë të shurupeve të ndryshme. Sipas një studimi të bërë nga mjekët e spitalit Children Hospital në Boston, rezulton se tek 40 për qind e fëmijëve ka mungesë të vitaminës D. Sipas tyre, niveli i vitaminës ndryshon nga fëmijët esmerë dhe të bardhë. Specialistët e pediatrisë shprehen se për të plotësuar këto mungesa, nevojitet që të përdoret për mëse 400 ditë vitamina D e përgatitur në trajtë shurupi.

Sipas studimit në fjalë, qumështi i nënës përmban dhjetë herë më shumë vitaminë D se qumështi artificial. Specialistët thonë se fëmijëve duhet tu jepen ushqime të tilla si vaj peshku, qumësht, lëng portokalli etj, pasi këto përmbajnë me shumicë vitaminën në fjalë. Sipas tyre, vitamina D është mjaft e rëndësishme për organizmin e fëmijës, mungesa e së cilës mund të shkaktojë sëmundje nga më të ndryshmet si ato të zemrës, shkrirje të kockave, diabet, Skleroz e deri tek ato kanceroze.

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:16 am

Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël

Diasperia akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.

Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.

Qumështi i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe përpjesëtimet që i nevojiten organizmit të fëmijës.

Qumështi i lopës ka mjaft ndryshim nga qumështi i gjirit. Qumështi i gjirit përmban disa lëndë që mbrojnë zorrët nga zhvillimi i shumëzimit të mikrobeve.

Këto lëndë, që gjenden në qumështin e lopës, dëmtohen gjatë zierjes.

Në rast se fëmijës i japim ushqim të papërshtatshëm në sasi e cilësi për moshën, ai nuk është në gjendje ta tresë atë dhe mund të ndodhë që fëmija të vjellë.

Një pjesë e ushqimit të mbetur kalon nga stomaku në zorrë, ku gjenden shumë mikrobe, të cilat, në kushte të zakonshme, nuk janë të dëmshme. Nën ndikimin e ushqimit të patretur, mikrobet fillojnë të shumëzohen, duke shkaktuar kalbëzimin e mbeturinave. Fëmija mund të ketë dhembje barku, të dalat jashtë janë të ujshme e me erë të keqe, fillojnë me 3-4 herë në ditë e mund të shtohen 8-10 herë në ditë. Ngjyra e tyre në fillim është e verdhë e më pas bëhet jeshile. Fëmija është i këputur, pesha e tij fillon të bjerë.

Dispecëria nuk është sëmundje vetëm e stomakut dhe e zorrëve. Helmet që formohen në zorrë thithen dhe shkaktojnë çrregullime të tjera, mund të ngrihet temperatura, të vjellat dhe heqja e barkut shpeshtohen, fëmija këputet, grindet.

Kur fëmija është i dobësuar nga ndonjë sëmundje tjetër ose është me zhvillim jo të mirë, dispeceria mund të shfaqet më rëndë.

Organizmi i fëmijës preket më shumë nëse ai, së bashku me ushqimin, merr mikrobe. Kjo ndodh kur nuk ruhen respektohen masat e pastërtisë në kohën e përgatitjes së ushqimit.

Përveç faktorëve ushqimorë dhe infektivi nga mikrobet, një ndër faktorët që favorizon dispesërinë është dhe vapa e verës.

Çrregullime të tretjes mund të shfaqen në çdo stinë të vitit, por gjatë verës rastet e fëmijëve të sëmurë nga barku shtohen, pasi vapa dobëson organizmin e tyre dhe ngrohtësia favorizon zhvillimin e mikrobeve në ushqime e veçanërisht në qumësht. Ka shumë rëndësi që mjekimi i diarresë të fillojë në ditën e parë të sëmundjes, sepse sëmundja mund të rëndohet dhe gjendja e fëmijës të përkeqësohet shpejt. Të vjellat shtohen dhe shfaqen pas çdo pirje qumështi dhe uji. Të dalat jashtë bëhen më të shpeshta e të ujshme. Humbja e shumtë e lëngjeve shkakton dehidratimin e fëmijës. Lëkura zbehet, goja thahet, sytë janë me shikim të lodhur e të shqetësuar, shpesh duken të futur.

Kur preket sistemi nervor qendror, fëmija përpëlitet ose humbet ndjenjat. Kjo formë quhet dispeceria toksike ose helmuese.

Cilat janë masat që duhen marrë për të mënjanuar çrregullimet e tretjes?

Për të mënjanuar çrregullimet e tretjes, fëmijës duhet t’i jepet ushqim i përshtatshëm. Ushqimi më i dobishëm, më i pastër e më i sigurt për fëmijën në muajt e parë të jetës është qumështi i nënës. Në moshën 5 muaj e lart, fëmijës duhet t’i jepet shtesë, në përshtatje me moshën, pure, muhalebi, kos, supë, në mënyrë graduale e në kohën e duhur. Ndalohet heqja e gjirit në muajt e verës. Nëna duhet të respektojë me përpikëri orarin e ushqyerjes së fëmijës. Te fëmijët me ushqim artificial duhet t’i kushtohet vëmendje sterilizimit të përzierjeve të qumështit, rregullit të ruajtjes së tyre në vende të freskëta, shmangia e ushqyerjes së tepërt e të njëanshme.

Vapa favorizon dispecërinë, prandaj duhet të merren masa kundër ngopjes së tepërt të fëmijëve: dhoma të ajroset më shpesh, t’u bëhen banja më të shpeshta, t’u bëhen shëtitje në ambiente të freskëta e pa pluhur.

Për të mënjanuar ngrohjen e tepërt, fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, në përshtatje me kohën e stinën. Dhoma, ku qëndron fëmija, duhet të ajroset më shpesh në kohën e vapës për të krijuar freski. Dyshemeja duhet të lahet shpesh me ujë, në dritare të vendosen çarçafë të lagur, ndërsa fëmijës së vogël i jepet ujë i zier ose çaj i ëmbëlsuar pak.

N.q.s fëmija ka bark e të vjella, kur ai është me ushqim, ndalohet dhënia e ushqimeve. Fëmijës i jepet vetëm ujë të zier ose çaj 1-10 lugë të vogla çdo 5-10 minuta. Për çdo të dalë jashtë diarreje, i jepet 1 gotë ose 150-200 ml tresol.

Mjekimi i diarresë mbështetet në dy pika: 1 – mjekimi dietik

2- mjekimi medikamentoz.

Në mjekimin dietik rëndësi ka dieta hidrike.

Rehidrimi

Me rehidrim kuptojmë zëvendësimin e lëngjeve të humbura gjatë diarresë e të vjellave. Fëmija humbet jo vetëm ujë, por edhe kripëra minerale, si: natriumin, kaliumin, kalciumin, etj.

Rehidrimi bëhet duke barazuar sasinë e lëngjeve të humbura me sasinë e lëngjeve që duhen dhënë.

Për rehidrim është përdoruar tresoli, i cili përmban NaCl 3.5 g, KCl 1.5 g, NaHCO3 2.5 g, glukozë 20.0. këto janë paketa të gatshme, të cilat treten në një gotë ujë të valuar e i jepet fëmijës çdo 5 – 10 minuta një deri 2 lugë. Në rast se nuk ka tresol të gatshëm, ai përgatitet edhe vetë. 1 lugë çaji (5 ml) rrafsh me kripë gjelle hidhet në 1 litër ujë të vakur dhe aty i shtohen tetë lugë çaji rrafsh me sheqer. Përzihet derisa të tretet dhe i jepet fëmijës shpesh e nga pak. Sasia e tresolit që duhet t’i jepet fëmijës, bazohet me etjen që ka fëmija.

Për çdo të dalë jashtë (diarre) fëmijës i jepet një gotë ose 150 ml – 200 ml ujë tresoli.

Marrja e tresolit në pikën e rehidrimit që është hapur në çdo ambulancë ka bërë që rastet me dehidrim të lehtë të mos kalojnë në dehidrim të rëndë.

Dieta e transfuzionit për fëmijët me ushqim artificial 6 – 10 orë i ndërpritet ushqimi e i jepet vetëm tresol. Pastaj i jepet ushqimi që përthithet lehtë, si: lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure mollësh ose ftoi, supë me karota, e cila ka veprim rehidruese e fiksues të ujit në organizmin e fëmijës. Kjo dietë zgjat 1- 2 ditë. Me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës e me pakësimin e çrregullimeve, fillohet ushqyerja e fëmijës me karbohidrate e proteina.

Në rast, kur dhënia nga goja e tresolit është bërë e pamundur nga të vjellat dhe daljet e shpeshta diareike, kalohet në dehidrimin intravenoz në qendrën e dehidrimit që ka çdo ambulancë.

Mjekimi medikamentoz bëhet në ato raste kur etiologjia e dispacerisë akute është me origjinë infektive.

Rëndësi të veçantë në çrregullimet e tretjes ka dhe ngritja e nivelit të kulturës shëndetësore, sidomos tek nënat e reja në drejtim të mirërritjes së fëmijëve, ushqyerjes së tyre.

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:17 am

KULTIVIMI I VETBESIMIT TEK FEMIJA

Shumë prind ankohen se nuk kanë komunikim më fëmijët e tyre sidomos kur fillon periudha e pubertetit dhe adoleshencës. Përgjigja është shumë e thjeshtë: Nëse babai nuk i ka kushtuar kohë dhe vëmendje fëmijës në vogëli, si mundet që fëmija të ketë besim në marrëdhënien me prindin?".
Roli i prindit është bazë në krijimin e vetbesimit tek fëmija. Vetëbesimi është siguria e brendshme që ka fëmija për vlerat e tij. Është vetëdija e të qenurit një individ unik, që ka jo vetëm forca, por edhe kufij.
Fëmijët krijojnë imazhin për vetveten duke i vëzhguar prindërit dhe duke i dëgjuar ata . Duke parë dhe duke ndjerë krenarinë apo zhgënjimin e prindërve, ata krijojnë këtë imazh. Vetëvlerësimi është ajo shkëndijë e vogël që ndriçon në sytë e fëmijës kur nëna i thotë: "Jam e kënaqur që ti vishesh vetë"; apo kur babai i thotë: " E keni parë sa i shkathët është im bir në vozitjen e biçikletës?"
Për kultivimin e një vetbesimi qe do ta përcillte femijen gjat gjith jetës nevojiten keto kushte:

● të ndihet mirë në trupin e tij;
● të ndjejë se e duan;
● të jetë i bindur që është i aftë;
● të jetë krenar që është vajzë apo djalë;
● të jetë rehat me të tjerët;
● të shpresojë dhe të besojë se nevojat e tij do të plotësohen.

Në fakt vetëvlerësimi ose më mir vetbesimi ndërtohet gjatë gjithë eksperiencave të jetës. Familja, kopshti, miqtë dhe shkolla e bëjnë fëmijën të përjetojë të mirën dhe të keqen, shqetësimet dhe kënaqësitë.
Mjeti magjik për t'u siguruar se fëmija do të ketë një vetëvlerësim të mirë gjatë gjithë jetës është kultivimi i besimit femijes prej ditëve të para të jetës së tij. Është normale që fëmija të ndihet i nënvlerësuar nganjëher pas një humbjeje apo pas qortimeve. Prindërit dhe kryesisht nëna duhet të veprojnë si një farë në shtrëngatë, apo më mirë, t'i tregojnë fëmijës dritën drejt së cilës duhet të drejtohet.
Vetë prindi duhet të jetë model.
Nuk vlen asgjë për fëmijën nëse një prind i thotë: "Jam i sigurt se do t'ia arrish nëse përpiqesh" dhe ai vetë heq dorë para vështrirësisë më të vogël.
Si përfundim, mund të them se prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën të pranojë forcat dhe dobësitëe veta, ta pranojë vetveten ashut siq është, që do të thotë të afirmojë vetveten, të ketë qëllim dhe mjete për t'i arritur ato. Prindërit e ndihmojnë fëmijën të ketë një vetëvlerësim, të respektojë vetveten duke pasur respekt dhe konsideratë për të tjerët

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:18 am

SHEMBUJ SI T’U FLASIM FEMIJEVE QE T’I DUAN SKAMNORËT
Ne duhet të tregohemi të afërt me ata që kanë nevoj për ne dhe jo të mendojmë vetëm për vehten tonë.

Thuaji femijes që, skamnorët janë shpresa jonë; se, duhet ta ruajm ket shpres e mos të shikojm vetëm rehatin ton sepse Zoti i do shumë sidomos skamnorët. Ata jan shum, shum shuuuum të mir, gjë qe, nuk ndodh me ata qe kanë.


Thuaji femijes: edhe pse në shoqërinë tonë të varfërit konsiderohen si njerëz injoranta ,kjo nuk ësht e vërtet sepse ai qe thot keshtu për jetimat, dhe skamnorët ata vet jan injoranta! Punë më të mirë set’i viesh në ndihm një të qe kerkon në rugë, nuk ka .T’ia tregojm femijes tregimin e asaj vajze e cila megjithse lavire Zoti e fali vetëm pse i shpetoi jetën 1 qeni duke i dhënë ujë qenit i cili ishte afër të ngordh për shkak etjes në shkretëtir. Spjegoja femijes , se ”e gjith ,kjo i përngjan njeriut që ujit tokën e etur”


Le t’u spjegojmë fëmijeve tanë që, Muhammedi as.i donte shum ata qe ishin te varfër dhe i ndihmonte të varfërit. Sesi ai i jepte atyre ushqime. Sesi kur ata ishin të sëmurë ai shprehte dashurin për ata dhe i jepte kurajo atyre me fjalë. Dhe ata e dëgjonin Muhammedin a.s dhe e donin atë me gjithë zemër. T’i spjegojmë femijes sipas mundësive tona përmes tregimeve sepse, ne ktë menyr lehtë e kuptojn ata islamin. T’u spjegojm femijeve që , Muhammedi a.s duhet të jetë model i pashembullt për familjen ton dhe se çdo njeri që e ndjen veten mysliman duhet të përpiqet të jetë si ai.

T’i inkurajojm femijet

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:19 am

T'I MESOJM FEMIJET T'I DUAN GJALLESAT

Thuaji femijes: Pëveq afërsia ndaj njerzimit duhet të jemi të dashur edhe me kafshët.

Tregoji atij që, kafshët janë miqt tanë. Ato na ndihmojnë ne në shumë mënyra dhe ne kemi nevojë për to.
Tregoji që,ne përfitojme nga vezët që bëjne pulat
Por edhe nga qumështi i lopes.Pyete ate: a është e drejtë që ne të veprojmë si mosmirnjohës kundrejt tyre?
Madje edhe qentë dhe macet na shërbejnë ne.
Spjegoja se, edhe kafshët kanë ndjenjat e tyre tamam si njerëzit. Në qoftë se ju i goditni ato, ato ndjejnë dhëmbje por ato nuk mund t’ju tregojnë juve se ç’farë ndjejnë. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të jemi të dashur me kafshen.
Kur isha i vogel e pyetsha veten: pse janë të krijuar kafshët.
Spjegoja femijes se qellimi i All-llahut swt pse i ka krijuar kafshët dhe gjallesat tjera në dete, është qe të na shërbejn ato neve me me fuqit e tyre si dhe të ushqehemi ,psh peshqit në dete.

Ne duhet ti respektojmë të gjitha krijesat e gjalla. Bimët, lulet dhe pemët janë gjithashtu të gjalla.
Thuaji femijes që, ne nuk duhet të këpusim gjethet e pemëve ose të thyejmë degët e pemës. Ne duhet të tregojmë dashamirësi për të gjitha krijesat e gjalla.

Natyra është një dhuratë e Zotit dhe, spjegoja atij që nuk ësht natyra ajo që e ka krijuar njeriun e as që ësht kriju natyra vetvetiu. Le ta falenderojme Allahun ndër sy të femijeve, duke u kujdes për gjithçka që All-llahu ka krijuar për ne.


Le të diskutojnë fëmijet se si kafshët dhe pemët na ndihmojnë ne.

Le të diskutojnë ata mënyrat se si mund të jenë të dashur me kafshët dhe me krijesat e tjera të gjalla.

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 20
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Keshilla per femijet   Wed Oct 28, 2009 9:21 am

Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?

Këshilla për prindër si të mësojnë fëmijët e tyre të mos i ndërpresin ndërsa bisedojnë me një të rritur!
“Bashkëshorti im dhe unë nuk kemi përfunduar një fjali të plotë që nga korriku i vitit të kaluar! Fëmijët tanë e ndërpresin bisedën tonë vazhdimisht. Edhe kur u kërkoj të presin derisa ne të mbarojmë bisedën, kërkesa ime ndërpritet nga e folura e tyre. Si t’ia bëjmë që ti ndalojmë të na ndërpresin?”

MENDONI SERIOZISHT PËR KËTË:

Ndërprerja është një zakon që formohet. Si shumë sjellje të tjera të bezdisshme, kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.
Nëse jeni një prind normal dhe keni fëmijë normal, është e sigurt që keni kaluar përmes këtij skenari të sikletshëm por SHUMË normal. Janë intervistuar qindra prindër dhe është parë se problemi më i zakonshëm i tyre është të merren me ndërprerjet e panumërta të fëmijëve të tyre ndërsa janë duke zhvilluar një bisedë apo po kryejnë ndonjë punë. Ja disa nga këshillat e tyre...

MËSONI

Mësoni fëmijët si të përcaktojnë nëse diçka kërkon ndërprerje. Fëmijët shpesh janë kaq të fokusuar në nevojat e tyre sa që nuk e kuptojnë faktin që po tregohen të pasjellshëm. Mësojeni fëmijën të presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë, ‘Më fal’ kur kërkon t’ju ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht. Nëse ndërprerja është e një natyre që mund dhe duhet të presë, informoheni me mirësjellje fëmijën për këtë dhe vazhdoni të flisni.



PËRDORNI ‘PICKIMIN’:

Tregojini fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të rritur tjetër, ajo duhet të vijë tek ju dhe me delikatesë t’ju ‘pickojë’ krahun. Ju më pas do të ‘pickoni’ krahun e saj, që do të thotë se ju e dini që ajo ka nevojë për diçka dhe që për disa minuta do të jeni me të. Në fillim përgjigjuni sa më shpejt, kështu ajo do të shohë
suksesin e kësaj metode. Me kalimin e kohës ju mund të prisni më gjatë, vetëm jepini fëmijës një ‘pickim’ çdo 2-3 minuta për ti kujtuar që ju e mbani mend kërkesën e saj.

JEPINI NJË MESAZH TË QARTË

Pauzë, shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të jem me ty për 1 minutë’. Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës. Mos i kërkoni shumë herë të mos ju ndërpresë. Por nëse vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Merreni personin me të cilin po flisni dhe vazhdoni të ecni larg fëmijës. Ktheni kokën herë pas here për të parë si po reagon por mos i flisni derisa të keni mbaruar bisedën.

LAVDËROJENI PËR SJELLJE TË MIRË

Lavdërojeni fëmijën për veprimet e mira, duke e kujtuar të përdorë fjalët ‘më fal’ sa herë ju ndërpret dhe ta bëjë këtë vetëm për një arsye të mirë

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
 

Keshilla per femijet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  ::  :: -