Horizonti Shqipetare


Horizonti Online
 
ForumiHorizontiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Aforizma & Thenie te mençura!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 19
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Aforizma & Thenie te mençura!!   Mon Oct 26, 2009 8:31 pm

Mendjet e medha diskutojne idete,
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojne Njerezit...

Te dashurosh eshte veper, te tradhetosh eshte kryeveper"

Te martohesh eshte mire,te mos martohesh akoma me mire...

Te jesh femer eshte fatkeqesi shume e madhe, se tere jeten tende ke te besh kryesisht me burrat.

Te falësh nuk do të thotë të harrosh-Ismail Kadare
Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.-Ajnshtajn

Çdo e vërtetë shkencore kalon në tri faza: së pari njerëzit thonë se kjo bie në konflikt me Biblën, pastaj thonë se kjo ka qenë e zbuluar më herët dhe së fundi, thonë se ata gjithmonë kanë besuar në të”-Louis Agassiz
“Kur botohet një libër i ri, lexoj një të vjetër”- Samuel Rogers

Nese deshiron te jesh i lumtur pergjithmone e te ushqesh gezim per veten tende,atehere mos i llogarit veprat qe skane peshe.

Jeta eshte e veshtir ta perballosh por e mrekullushme ta jetosh
Filozofia ime mendon a gjykon nga pasoja, apo pas ndonjë eksperience të saktë!
Diferenca midis shkolles dhe jetes? Ne shkolle te mesojne dhe pastaj te jepet nje test. Ne jete te jepet nje test qe te mesoje.
Te rrish me budall eshte humbje kohe po me e keqja osht se behesh budall edhe vete.Winston Churchill
Merrni diturine ose filozofine,prej cilit do burim qe ato rrjedhin.

Dështimet më të mëdha që i ndodhin secilit njeri, i ndodhin ngase nuk e ndjek zemrën se çka i thotë!
Në rastet e shumta, përfundimi i mbarë, i harron të sakrifikuarit!
Të dobëtit e fillojnë problemin, të fuqishmit e luftojnë problemin, ndërsa dinakët përfitojnë nga problemi!
Kur politikani zë të mirret me art, është simptomë e sigurt, se ka zënë t'i kuptoj gabimet e bëra!
Dimensioni i poetit të madh, fatkeqësisht që kapet pas njëqind vjetëve!
Jeta është mister, në mbrendi të saj, ka mija xeherore të fatit dhe të gëzimit, ato duhet gërmuar dhe zbuluar vazhdimisht!
Çka kërkojnë shqiptarët, as Ajnshtajni i madh, nuk do ta kishte zbuluar formulën dhe as definicionin!
Po t'ishte marrë Rugova me aktrim, Thaçi me enigmatikë, ndërsa Haradinaj me sport, me siguri kishin korrë suksese shumë më të lakmueshme se në politikë!
Kanë thënë se puna e dallon njeriun nga majmuni, unë shpesh shoh se majmuni bënë punë më të ndershme se sa shumë njerëz me renome!
Familja e shëndoshë, është kështjellë, të cilën armiku vazhdimisht kërkon ta shkatërroj!

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 67
Piket: 128
Reputacioni juaj: 1
Join date: 26/10/2009
Age: 19
Location: Shqiperi

MesazhTitulli: Re: Aforizma & Thenie te mençura!!   Mon Oct 26, 2009 8:35 pm

Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
Jeta eshte nje loje dhe rregulli i pare eshte te shtiremi sikur nuk eshte-Alan Watts
Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye-Voltaire
Ai qe është ne pozite te lartë,asnjëherë smund ta dije vuajtjen e popullit,sepse e pengon mendjelartesia.
Një thënie e mençur s'provon gjë-Voltaire
Çfarë është pafundësia? Mendo budallallëkun njerezor.-Bertrand Russell
Pyetja është çelësi i diturisë.
Sa me shume qe te lexoni pa u menduar,aq me teper bindeni se dini shume,por nese mendoni duke lexuar,aq me qarte do e shihni se ende dini shume pak.-Volter
Mos thuaj qe nuk te del koha: ti ka te njejtin numer oresh ne dite qe i ishin dhene edhe Mikelangelos, Nene Terezes, Leonardo da Vincit dhe Albert Anjshtainit. Ata vetem dinin ta perdornin si duhet.
Ka tri lloje miqsh: miq qe ju duan, miq qe s'duan ta dijne per ju dhe miq qe ju urrejne!
Librin mund ta krahasojmë me fqinjin tënd , nëse është i mirë, nuk do të zgjasë gjatë , e nëse është i keq, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë.
Ironia është higjiena e mendjes.
Gjyko mbi inteligjencen e një njeriu në mbeshtetje të çështjeve për të cilat ai te pyet- Homer
Te mos duash nga frika se mos vuan, eshte si te mos lindesh nga frika per te jetuar
Ëndërroj, prandaj ekzistoj!

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
 

Aforizma & Thenie te mençura!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  :: Kultura Kombetare & Kulturore :: Letersia &Poezia-