Horizonti Shqipetare


Horizonti Online
 
ForumHorizontiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Gerdeci”, gabim njerezor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 23
Location : Shqiperi

MesazhTitulli: “Gerdeci”, gabim njerezor   Wed Oct 28, 2009 12:57 pm

Pas zvarritjeve te shumta, me ne fund eshte hapur procesi gjyqesor per tragjedine e Gerdecit dhe grupi i prokuroreve ka lexuar akuzen ndaj 29 te pandehurve.

Sipas akuzes, te ngritur nga prokuroria, kreu i shoqerise “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, administratori Dritan Minxholli, kreu i “Meico”, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci akuzohen per vrasje masive ne bashkepunim.

Ndersa ish-gjeneralet qe drejtonin ushtrine shqiptare jane akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim, me pasoje vdekje masive te 26 shtetasve dhe plagosjen e disa dhjetra te tjereve.

Sipas prokurorise, ne perzgjedhjen e fshatit Gerdec si vend demontimi, si edhe per mbeshtetjen me mjete ushtarake qe i eshte dhene kompanise se Delijorgjit per demontimin e predhave, ushtaraket e larte, Luan Hoxha, Shpetim Spahiu, Zija Bahja, Agim Lala, si edhe sekretari i pergjithshem Ardian Mullai kane vepruar ne kundershtim me ligjin si edhe ne kundershtim me Kushtetuten.

Prokuroria tha gjate leximit te akuzes se ata i ishin bindur urdherave te ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjate leximit te aktakuzes, prokuroret i referoheshin thuajse ne cdo paragraf ish-ministrit te Mbrojtjes, por zoti Mediu nuk permendej si i pandehur, por thjesht si shtetasi Fatmir Mediu.

Zoti Mediu nuk figuron as ne listen e 391 deshmitareve qe prokuroria do te therrase ne salle per te provuar akuzen.

Pjesa me e madhe e provave te lexuara nga prokuroria ishin bere publike edhe me pare, ndersa shkaqet e shperthimit sipas saj kane ardhur si pasoje e nje gabimi njerezor dhe jo aksident teknologjik, sikunder ka pretenduar deri tani qeveria.

Ne aktakuze thuhej se, ne momentin qe po kryhej nje saldim brenda ambienteve ku kryhej demontimi, shkendijat elektrike kane rene mbi masen e madhe te barutit dhe kane shperthyer.

Nje pjese te mire te akuzes per shperdorimin e detyres te kryer nga disa prej zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes, prokuroria e evidentoi ne menyren e perzgjedhjes se firmes fituese ne tender, per te cilen prokuroria tha se ishte paracaktuar si ne rastin e firmes amerikane edhe ne ate te firmes “Alba Demil”

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Candy
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 23
Location : Shqiperi

MesazhTitulli: Re: “Gerdeci”, gabim njerezor   Wed Oct 28, 2009 1:02 pm

Vetem pak ore pas publikimit te rastit te dy motrave nga Maqellara qe prej 22 vjetesh jetonin te lidhura me zinxhire, Presidenti i Republikes Bamir Topi ka theksuar se pergjegjesia per kete rast por edhe per te tjere te tille bie mbi te gjitha strukturat e shtetit, nga fundi i piramides deri lart, tek ai vete.(UPDATE)

“Askush nuk mund te justifikohet per kete ngjarje, duke nisur nga pushteti lokal, presidenti e qeveria. Dimensionet e emancipimit nuk duhet te perqendrohen vetem ne qender te Tiranes, po ne te gjithe territorin shqiptar”, tha Topi.

Rasti i dy vajzave nuk eshte i vetmi. Pak dite para tyre u denoncua edhe ai i nje djali 26- vjecar, Fatmir Rashu nga Levani i Fierit i cili ka qendruar i lidhur per 3 vjet. Vete te afermit kane shkelur te gjitha te drejtat e njeriut, ndersa strukturat e shtetit, pushteti vendor dhe sherbimi social kane qene inegzistente.

Keta te rinj, duhet te trajtohen dhe te marrin te gjitha sherbimet e duhura mjekesore dhe sociale, por realiteti tregon se ne keto zona te Shqiperise shteti nuk funksionon. Presidenti Bamir Topi ne nje takim per fuqizimin e gruas ka kerkuar zbatimin e ligjit dhe marrjen e masave emergjente.

Ne kete takim deputetja socialiste, Valentina Leskaj ka pohuar se ligjet per te drejtat e grave nuk zbatohen, nje deklarate qe eshte mbeshtetur edhe nga kryetari i shtetit.http://www.youtube.com/watch?v=2iBngAWbUVU

_________________
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://horizonti.forumotion.net
Network
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 54
Piket : 80
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 31
Location : Itali

MesazhTitulli: Re: “Gerdeci”, gabim njerezor   Thu Oct 29, 2009 2:13 pm

per kete gje i jap te drejte Presidentit une

aty mund te ndodhte cdokujt ajo tragjedi kshu qe fati keq i atyre qe ishin ate dite

me pak fjale do vinte ajo dite qe do ndodhte Sad

_________________
Ka njerez qe jetojne pa nje qellim.Ata nuk ecin vete Por shkojn andej nga fryen era
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.peqinicity.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: “Gerdeci”, gabim njerezor   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Gerdeci”, gabim njerezor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cka do të thotë një gabim shtypi??????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  :: Te Rejat e Fundit :: Lajmet e Fundit/Gazetat-
Kërce tek: